Janë mbyllur punimet e Konferencës së IV-të Ndërkombëtare të organizuar nga OFTK. Në këtë ngjarje shkencore e cila shënoi edhe 10-vjetorin e themelimit të Odës, morën pjesë përfaqësues të organizatat ndërkombëtare si WCPT dhe ER-WCPT, si dhe nga institucionet vendore.
Kryetari Prof. Dr. Feim Gashi i ka falënderuar të gjithë ligjëruesit dhe mysafirët, si dhe pjesëmarrësit në konferencë. Ai ka thënë se OFTK do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në organizimin e ngjarjeve shkencore si kjo për të mundësuar edukimin e vazhdueshëm profesional për të gjithë anëtarët.
Në konferencë kanë marr pjesë dhjetëra ligjërues vendor dhe ndërkombëtarë me prezantime të ndryshme shkencore. Këtë vit tema e konferencës iu dedikua sëmundjeve kardiorespiratore dhe rolit të fizioterapisë në trajtimin dhe rehabilitimin e pacientëve.
Në këtë konferencë kanë marr pjesë qindra fizioterapeutë nga Kosova dhe rajoni, si dhe profesionistë të tjerë.
Për organizimin dhe mbarëvajtjen e Konferencës OFTK i falënderon edhe vullnetarët për angazhimin e tyre.
Me respekt,
OFTK