Prof. Tim Nemeth është zgjedhur President i ri i organizatës World Physiotherapy – Regjioni i Evropës. Zgjedhjet për Presidentin e ri të ER-ECPT u mbajtën sot në kuadër të General Meeting të organizuar në bashkëpunim me Odën e Fizioterapeutëve të Kosovës në Prishtinë.
Kryetari i OFTK-së Prof. Dr. Feim Gashi e ka uruar Prof. Tim Nemeth për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit.
"Në emër të Odës dhe të gjithë komunitetit të fizioterapeutëve në Kosovë, i shpreh urimet më të përzemërta z. Nemeth. Jemi jashtëzakonisht të nderuar që ky proces i rëndësishëm zgjedhor u kurorëzua me sukses gjatë General Meeting të organizuar në Prishtinë. OFTK do të jetë një partner i fuqishëm i presidentit të ri në avancimin e profesionit tonë në nivel evropian", u shpreh Gashi në urimin e tij.
Kryetari Gashi shprehu mirënjohje të thellë edhe për presidenten në largim, Esther-Mary D'Arcy.
"Dëshirojmë të falënderojmë përzemërsisht znj. D'Arsy për lidershipin e saj dhe kontributin e pazëvendësueshëm në zhvillimin e fizioterapisë në nivel evropian. Puna dhe përkushtimi i saj gjatë këtij mandati kanë vendosur standarde të reja për organizatën, dhe për këtë i jemi thellësisht mirënjohës", theksoi ai, duke vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm që ka pasur me të.
General Meeting i 15-të me radhë është organizuar nga ER-WCPT në bashkëpunim me Odën e Fizioterapeutëve të Kosovës. Në këtë asamble dy ditore kanë marr pjesë përfaqësues të organizatave të fizioterapeutëve nga mbi 30 vende të Evropës.
Ndërkaq nesër do të fillojë punimet Konferenca e IV-të Ndërkombëtare e organizuar nga Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës në të cilën do të ketë ligjërues vendor dhe ndërkombëtar ndërsa pritet të marrin pjesë qindra profesionistë.
Me respekt,
OFTK