← Kthehu te lajmet

Kryetari Gashi dhe Prof. Durguti në RTK për General Meeting të 15-të të ER-WCPT

Kryetari i OFTK-së Prof. Feim Gashi dhe kryetari i EVP-së Prof. Zheralldin Durguti në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës kanë folur për organizimin e General Meeting të 15-të të European Region World Physiotherapy.

Kryetari Gashi e ka theksuar rëndësinë e kësaj ngjarje ndërkombëtare për Kosovën meqë ka sjellë përfaqësues nga organizatat e fizioterapisë nga mbi 30 vende të Evropës. Gjithashtu ky organizim e ka promovuar avancimin e Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës, pasi iu besua ngjarja më e rëndësishme për ER-WCPT.

Prof. Durguti ka folur për organizimin e Konferencës së IV-të Ndërkombëtare të organizuar nga OFTK e cila sivjet i dedikohet sëmundjeve kardio-respiratore. Konferenca do të mbahet nesër më datë 16 maj dhe pritet të marrin pjesë qindra profesionistë si dhe do të ketë ligjërues vendor dhe ndërkombëtarë.

Me respekt,
OFTK