← Kthehu te lajmet

Hapen punimet e General Meeting të 15-të të European Region World Physiotherapy

Sot janë hapur punimet e General Meeting të European Region World Physiotherapy.

Ky është takimi i 15-të i ER-WCPT i organizuar në bashkëpunim me Odën e Fizioterapeutëve të Kosovës.

Në këtë mbledhje po marrin pjesë Presidentja e ER-WCPT Esther-Mary D'Arcy, Presidenti i WCPT Michel Landry, përfaqësues të organizatave të fizioterapisë nga mbi 30 vende të Evropës dhe përfaqësuesit e Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës.

General Meeting do të mbahet sot dhe nesër, ndërsa do të pasojë me Konferencën e IV-të Ndërkombëtare të Fizioterapisë të organizuar nga OFTK ku pritet të marrin pjesë ligjërues vendor dhe ndërkombëtarë.

Foto 2