Kuvendi i Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të udhëhequr nga kryetari Prof. Ass. Feim Gashi PhD PT.
Kryetari Gashi i ka falënderuar të gjithë anëtarët për angazhimin dhe kontributin e tyre në Kuvendin e Odës.
Në këtë mbledhje u miratuan:
Raportet e punes së organeve të OFTK-së për vitin 2025
Raportin financiar për vitin 2025. Gjithashtu janë miratuar propozimet për plotësim ndryshimin e dy rregulloreve dhe shtojcës për vlerësimin e pikëve kredituese të OFTK:
- Rregullore për zgjedhjen e organeve të OFTK-së
- Rregullore për përcaktimin e fushëveprimit dhe kompetencave të Komisionit për Çështje Etike të OFTK-së
- Shtojca për vlerësimin e pikëve kredituese në OFTK
Në këtë mbledhje gjithashtu u plotësuan vendet vakante të Komisioneve të OFTK-së.
Me respekt,
Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës