Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës ka kënaqësinë të njoftojë se më 16 maj 2026 do të mbajë Konferencën e IV-të Ndërkombëtare të Fizioterapisë me temë :Roli i Fizioterapisë tek sëmundjet kardiorespiratore në Hotel Emerald, Prishtinë.
Këtë vit, konferenca merr një rëndësi të veçantë, pasi organizohet në kuadër të 10-vjetorit të themelimit të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës.
Në Konferencë do të marrin pjese Ligjërues vendorë dhe ndërkombëtarë, dhe është e akredituar nga KEVP me:
• 20 pikë për pjesëmarrës aktiv (ligjërues)
• 15 pikë për pjesëmarrës pasiv
Thirrja për dorëzimin e abstrakteve është e hapur nga data 06 mars 2026 deri me 25 prill 2026.
Të interesuarit mund t’i dorëzojnë abstraktet përmes vegzës në vijim: https://oftk-ks.org/index.php/konferencat-2026/
Regjistrimi për pjesëmarrje është i hapur nga data 06 mars 2026 deri me 08 maj 2026
Stafi i OFTK-së është në dispozicion për çdo pyetje ose sqarim të nevojshëm.
Tel: 045/460-551
Me respekt,
Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës