← Kthehu te lajmet

Dita Përkujtimore e Profesionistëve Shëndetësor

Nënkryetari i Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës Visar Bllaca, së bashku me përfaqësuesit e Odave tjera të profesionistëve shëndetësor, kanë nderuar sot të gjithë profesionistët shëndetësorë për kontributin e tyre.

Ata kanë vendosur lule në shenjë përkujtimi për profesionistët pranë memorialit në hyrje të QKUK-së, i cili i dedikohet profesionistëve shëndetësorë që sakrifikuan ndër vite.

Sakrifica e tyre mbetet e paharrueshme në etapa të ndryshme të historisë, duke filluar nga kontributi i tyre në demonstratat e viteve 68 deri në vitet e fundit.

Me respekt,
OFTK

Foto 2