← Kthehu te lajmet

Kryetari i OFTK-së Prof. Ass. Feim Gashi ka pritur në takim Rektorin e Alma Mater Europea Prof. Dr. Ludvik Toplak dhe Prof. Dr. Nuhi Arsllani

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës është nderuar nga një vizitë e Prof. Dr. Ludvik Toplak – Rektori i Alma Mater Europaea University në Slloveni.

Profesori Toplak, i shoqëruar nga Prof. Dr. Nuhi Arsllani nga Kolegji Alma Mater Europaea University në Prishtinë, janë pritur nga kryetari i OFTK-së Prof. Ass. Feim Gashi.

Kryetari Gashi së bashku me përfaqësuesit e OFTK-së i ka falënderuar për vizitë dy profesorët e nderuar. Ai i ka njoftuar me punën e Odës së Fizioterapeutëve dhe arritjet në vitet e fundit në modernizimin e shërbimeve për anëtarët e saj, si dhe për aktivitetet shkencore në ngritjen dhe zhvillimin profesional të fizioterapeutëve.

Në këtë takim gjithashtu është diskutuar për bashkëpunim dhe shkëmbimin të përvojave në fushën e fizioterapisë. Prof. Toplak ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar në ngritjen profesionale dhe ndihmën në avancimin e rolit të fizioterapeutëve në Kosovë.

Edhe Prof. Arsllani ka thënë se është në dispozicion për të mbështetur çdo nismë për bashkëpunime rajonale dhe ndërkombëtare në fushën e fizioterapisë.

Kryetari Gashi e ka mirëpritur këtë përkrahje dhe është zotuar për krijimin e iniciativave dhe mundësive për realizimin e bashkëpunimit në mes dy institucioneve.

Prof. Toplak është anëtar i World Academy of Art and Science, një institucion akademik ndërkombëtar prestigjioz. Ai njihet si një kontribuues i madh për rolin në riintegrimin e universiteteve të Ballkanit Perëndimor në hapësirën akademike evropiane.

Prof. Arsllani është profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Mariborit. Gjithashtu punon edhe si Kirurg Abdominal dhe i Përgjithshëm si dhe Mbikëqyrës në Qendrën Klinike Universitare të Mariborit.

Me respekt,
OFTK

Foto 2