← Kthehu te lajmet

Vihet gurthemeli i ndërtesës së përbashkët të OPSH-ve

Është vendosur gurthemeli i ndërtesës së përbashkët të Odave të Profesionistëve Shëndetësorë.

Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të lartë institucionalë dhe diplomatikë, përfshirë Ambasadorin e Dukatës së Madhe të Luksemburgut, z. Eric Dietz, ministrin e Shëndetësisë, z. Vitia, kryetarin e Kryeqytetit të Kosovës, z. Rama, kryetarët e OPSH-ve, përfaqësues dhe anëtarë të Odave respektive, si dhe mysafirë të ftuar.

Kryetari i Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës Prof. Ass. Feim Gashi PhD, shpreh mirënjohje dhe falënderim të veçantë për Qeverinë e Luksemburgut, për donacionin e dhënë për ndërtimin e kësaj ndërtese, ministrin në detyrë të Shëndetësisë Arben Vitia për përkrahjen e tij, si dhe Komunën e Prishtinës për ndarjen e lokacionit.

Ky projekt është shumë i rëndësishëm për Odat dhe të gjithë profesionistët shëndetësorë. Ndërtesa e re do të lehtësojë punën tonë të përbashkët dhe do të jetë adresa e të gjithë profesionistëve.

Me respekt,
OFTK