Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Alma Mater Europaea Campus College "Rezonanca".
Marrëveshja është nënshkruar nga Ass. Prof. Feim Gashi PT - kryetar i OFTK-së dhe Rektor, Acad. Prof. Dr. Arian Idrizaj MD. PhD, AMECC "Rezonanca"
Kjo marrëveshje ka për qëllim bashkëpunimin në mes dy institucioneve për ngritjen e cilësisë akademike dhe profesionale për fizioterapeutët.
OFTK mbetet e përkushtuar për ngritjen dhe krijimin e mundësive profesionale për të gjithë fizioterapeutët në Republikën e Kosovës.
Me respekt,
OFTK