Sot, më datë 02 dhjetor 2025, në Odën e Mjekëve të Kosovës u mbajt takimi i Kryetarëve të Odave të Profesionistëve Shëndetësorë.
Në këtë takim u diskutuan çështje me rëndësi ndër to edhe ndërtimi i objektit të përbashkët të OPSH-ve, ku u prezantuan detajet lidhur me projektin, hapat e realizimit dhe dinamika e vendosjes së gurthemelit, i cili pritet të bëhet në ditët e ardhshme.
Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës mbetet e përkushtuar në transparencë, bashkëpunim ndërinstitucional me qëllim të arritjes së ngritjes dhe promovimit të interesave profesionale të anëtarëve të saj