← Kthehu te lajmet

OFTK arrin marrëveshje bashkëpunimi me Vllesa Pagesa

Të nderuar anëtarë të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës.

Ju njoftojmë se OFTK ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me VLLESA PAGESA.

Me qëllim të lehtësimit të procedurave të pagesës ndaj aplikuesëve dhe anëtarëve tanë, tashmë përveç mundësive ekzistuese të pagesave, ofrohet mundësi shtesë e pagesës për shërbimet e OFTK, në të gjitha degët e kompanisë së specializuar për shërbime financiare Vllesa Pagesa.

Tani mund të bëni pagesat lehtë dhe shpejt në të gjitha degët e VllesaPagesa apo përmes aplikacionit VllesaWallet 📲

✅ Vetëm 0.50€ provizion
✅ Më shumë se 80 degë në gjithë Kosovën 🌍
✅ Thjeshtë, shpejt dhe sigurt!

Pagesat munden të realizohen në të gjitha pikat e Vllesa Pagesës dhe aplikacionit VllesaWallet, ku mjafton paraprakisht që aplikuesi/anëtari të jetë i pajisur me faturën e shërbimit të lëshuar nga OFTK

Për ç’do paqartësi, apo informatë shtesë, mos hezitoni të na kontaktoni në:
Nr.Tel: +383 (0) 45 460 551
Email: info@oftk-ks.org

Me respekt
OFTK