Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës e ka nderin të jetë nikoqire e Grupeve Punues të ER-World Physiotherapy.
Kjo ngjarje e rëndësishme po sjell në Kosovë fizioterapeutë nga mbarë Evropa, të cilët po kontribuojnë me përvojën dhe ekspertizën e tyre në ngritjen e profesionit të fizioterapisë.
Përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, po ndërtojmë ura të reja të zhvillimit profesional, edukimit dhe praktikës klinike, me vizion të përbashkët për një të ardhme më të mirë të shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve.
Me respekt,
OFTK