← Kthehu te lajmet

Udhëheqësit e ER-World Physiotherapy vizitojnë Odën e Fizioterapeutëve të Kosovës

Sot, në zyrat e Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës (OFTK), kryetari i saj z. Feim Gashi, së bashku me kolegët e tij, priti në një takim përfaqësuesit më të lartë të Rajonit të Evropës të Fizioterapisë Botërore: kryetaren Znj. Esther-Mary D’Arcy, zëvendëskryetaren e Parë Znj. Carmen Suárez, zëvendëskryetarin e Dytë Z. Tim Németh, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv znj. Katri Partanen dhe z. Michele Cannone, dhe Sekretarin e Përgjithshëm z. Aitor Carpio García.

Gjatë takimit, diskutimet u përqendruan në zhvillimet aktuale në profesionin e Fizioterapisë në Kosovë, sfidat me të cilat përballet dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm ndërkombëtar. Kryetari i OFTK-së, z. Gashi, shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të kryetares dhe të gjithë anëtarëve të komitetit ekzekutiv në ER-World Physiotherapy në forcimin dhe avancimin e këtij profesioni në vendin tonë.

Nga ana e saj, kryetarja e ER-World Fizioterapisë, znj. Esther-Mary D’Arcy, vlerësoi lart punën dhe arritjet e OFTK-së, duke theksuar se vetëm brenda një dekade që nga themelimi i saj, kjo Odë Profesionale ka arritur të bëhet një model organizimi dhe përkushtimi për avancimin e Fizioterapisë në rajon.

OFTK mbetet e përkushtuar, nëpërmjet bashkëpunimeve me partnerë ndërkombëtarë për të punuar në hartimin e një strategjie afatgjatë për Fizioterapinë, me qëllim forcimin e rolit të Fizioterapisë në sistemet e kujdesit shëndetësor dhe arsimor të Kosovës.

Foto 2 Foto 3