Më datë 30.09.2025 përfaqësuesit e OFTK-së u takuan me përfaqësuesit e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë dhe përfaqësuesin e studentëve. Prodekanja për Çështje Mësimore Prof. Ass. Dr. Hasime Terziqi dhe Kryetari i OFTK-së Prof. Ass. Dr. Feim Gashi u dakorduan që të dyja institucionet të bashkëpunojnë në zhvillimin e profesionit të fizioterapisë ne aspektin akademik dhe të edukimit të vazhdueshëm profesional.
Së bashku u identifikuan problemet tek diplomat në programin Fizioterapi, BA Profesional në Fakultetin e Mjekësisë, Universitetit "Fehmi Agani" dhe u dakorduan që sa me shpejt te zgjidhet ky problem në mënyrë që profesionistët e diplomuar të ushtrojnë profesionin e fizioterapisë. Pas këtyre përmirësimeve, OFTK do te vazhdoj me licencimin e te gjithë profesionisteve te fizioterapisë.