← Kthehu te lajmet

Krerët e Odave të Profesionistëve Shëndetësorë mbajtën takim me përfaqësues të organizatës LuxDev

Kryetarët e Odave të Profesionistëve Shëndetësor gjatë kësaj jave kanë mbajtur një takim me përfaqësuesit e organizatës LuxDev.

Në këtë takim është diskutuar për përmbylljen e thirrjes së hapur për kompanitë ndërtimore që synojnë ndërtimin e objektit të përbashkët të Odave.

Ky objekt modern i financuar nga LuxDev, pritet të përmirësojë ndjeshëm ofrimin e shërbimeve për profesionistët shëndetësorë dhe të krijojë kushte më të përshtatshme pune për stafin administrativ të Odave.

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e thellë për Qeverinë e Dukatës së Madhe të Luksemburgut për mbështetjen e vazhdueshme në fuqizimin dhe lehtësimin e punës së profesionistëve shëndetësorë në vendin tonë

Foto 2