← Kthehu te lajmet

Përfaqësues nga Kosova po marrin pjesë në Kongresin Botëror të Fizioterapisë në Tokio

Përfaqësues nga Republika e Kosovës po marrin pjesë në Kongresin Botëror i cili po mbahet në Tokio.

Prof. Asoc. Dr. Bekim Haxhiu, Prof. Asoc. Dr. Ismet Shalaj, Herona Haxhiu dhe Erza Shalaj, janë disa nga pjesëmarrësit nga Kosova.

Përfaqësuesit nga Kosova kanë pasur rastin të takohen edhe me z. Michel Landry, kryetar i Konfederatës Botërore të Fizioterapisë (WCPT) si dhe me z. Tim Nemeth, nënkryetar i ER-WCPT.

Kongresi Ndërkombëtar i Fizioterapisë 2025 fillon sot më 29 deri më 31 maj 2025.

Ky ngjarje është organizuar nga Shoqata Japoneze e Fizioterapisë (JPTA) në bashkëpunim me WCPT.

JPTA është anëtari më i madh i World Physiotherapy, me mbi 107,000 anëtarë.

Kongresi do të përfshijë një program të gjerë shkencor me 145 sesione, përfshirë 1,500 prezantime poster dhe ePoster, si dhe një ekspozitë ndërkombëtare që do të shfaqë risitë më të fundit në fushën e fizioterapisë