← Kthehu te lajmet

Kryetari i OFTK-së dhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare vizituan Alma Mater Europaea Campus College ‘Rezonanca’

Përfaqësuesit nga Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës, Konferederata Botërore dhe odat e rajonit, kanë vizituar sot Kampusin e Kolegjit Alma Mater Europaea ‘Rezonanca’.

Kryetari i Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës z. Feim Gashi, kryetari i Konfederatës Botërore të Fizioterapisë z. Michel Laudry, z. Tim Németh - nënkryetar Konfederatës Botërore të Fizioterapisë – Rajoni i Evropës dhe z. Kenan Zafer Aksungur – kryetar i Shoqatës së Fizioterapeutëve në Turqi janë pritur nga Prorektori Prof. Dr. Blerim Krasniqi, udhëheqësi i Departamentit të Fizioterapisë Prof. Assoc. Dr. Bekim Haxhiu dhe stafi i Alma Mater Europaea Campus College ‘Rezonanca’.

Kryetari i OFTK-së z. Feim Gashi ka thënë se Alma Mater Europaea Campus College ‘Rezonanca’ ka dhënë kontribut të çmueshëm akademik dhe shkencor në ngritjen e gjeneratave të reja të fizioterapeutëve.

Ai i ka falënderuar përfaqësuesit e “Rezonancës” për bashkëpunimin me Odën e Fizioterapeutëve të Kosovës.

Gashi i ka njoftuar për organizimin e Kongresit të III-të Ndërkombëtar të Fizioterapisë në Kosovë, i cili do të mbahet sot dhe nesër në Prishtinë. Në këtë Kongres do të ligjërojnë një numër i profesorëve nga Alma Mater Europaea Campus College ‘Rezonanca’.

Prorektori Prof. Blerim Krasniqi ka vlerësuar punën dhe veprimtarinë e Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës. Prof. Krasniqi ka thënë se do të punojnë së bashku në zhvillimin dhe forcimin e mëtutjeshëm të profesionit të fizioterapisë.

Prof. Krasniqi i ka uruar të gjithë përfaqësuesit e OFTK-së, Konfederatës dhe odave nga rajoni, për mbarëvajtjen e punimeve të Kongresit të III-të Ndërkombëtar të Fizioterapisë.

Prorektori Krasniqi ka thënë se do të mirëpresin çdo bashkëpunim në të ardhmen.

Me respekt,
OFTK

Foto 2 Foto 3 Foto 4