← Kthehu te lajmet

Kryetari i OFTK-së dhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare vizituan Fakultetin e Mjekësisë në UP

Përfaqësuesit nga Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës, Konferederata Botërore dhe odat e rajonit, kanë vizituar sot Dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Kryetari i Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës z. Feim Gashi, kryetari i Konfederatës Botërore të Fizioterapisë z. Michel Laudry, z. Tim Németh - nënkryetar Konfederatës Botërore të Fizioterapisë – Rajoni i Evropës, z. Tine Kovačič - kryetar i Shoqatës Sllovene të Fizioterapisë dhe z. Kenan Zafer Aksungur – kryetar i Shoqatës së Fizioterapeutëve në Turqi janë pritur nga Prof. Aurora Bakalli – Prodekane për Mësimdhënie dhe Prof. Miranda Stavileci – Prodekane për Financa.

Kryetari i OFTK-së z. Feim Gashi i ka falënderuar prodekanet për bashkëpunimin dhe kontributin e stafit akademik të Fakultetit të Mjekësisë në ngritjen e gjeneratave të reja të fizioterapisë.

Gashi i ka njoftuar prodekanet për veprimtarinë e OFTK-së në zhvillimin dhe avancimin e profesionit të fizioterapisë në Republikën e Kosovës. Ai gjithashtu i ka njoftuar prodekanet për organizimin e Kongresit të III-të Ndërkombëtar të Fizioterapisë në Kosovë, i cili do të mbahet sot dhe nesër në Prishtinë.

Në anën tjetër, prodekanja Prof. Aurora Bakalli, i ka falënderuar përfaqësuesit e OFTK-së, Konferedatës Botërore dhe përfaqësuesit e odave të rajonit, për vizitën e tyre në Dekanat. Znj. Bakalli ka thënë se Fakulteti i Mjekësisë mbetet i përkushtuar në formimin e gjeneratave të reja të fizioterapeutëve, si dhe në bashkëpunim për ngritjen dhe avancimin e këtij profesioni kaq të rëndësishëm.

Znj. Bakalli i ka njoftuar përfaqësuesit ndërkombëtar me programin e Fizioterapisë në Fakultetin e Mjekësisë.

Në fund është theksuar gatishmëria për takime të tjera në të ardhmen për avancimin e bashkëpunimit.

Me respekt,
OFTK

Foto 2 Foto 3