← Kthehu te lajmet

Njoftim për Kongresin e III-të Ndërkombëtar të Fizioterapisë

Të nderuar anëtarë të OFTK-së dhe profesionistë të tjerë shëndetësor,

Ju njoftojmë se Oda e Fizoterapeutëve të Kosovës ka filluar përgatitjet për organizimin e Kongresit të III-të Ndërkombëtar të Fizioterapisë në Kosovë, i cili planifikohet të mbahet me datë: 25-26 prill 2025 në Hotel “Emerald” në Prishtinë.

Kongresi është i akredituar nga Komisioni për Edukim të Vazhdueshëm Profesional i OFTK-së.

Për dorëzimin e abstrakteve dhe regjistrimin e pjesëmarrësve do të njoftoheni në ditët në vijim.

Për informata shtesë mos hezitoni të na kontaktoni në tel. 045/460-551

Me respekt,
OFTK