Oda e Fizioterapisë së Kosovës për herë të parë është prezantuar në Mbledhjen e 13-të të Përgjithshme të ER-WCPT / 13th General Meeting - Europe Region World Physiotherapy, e cila po mbahet në Riga të Letonisë.
Odën e Fizioterapisë së Kosovës po e përfaqësojnë kryetari z. Feim Gashi, delegatët z. Bekim Haxhiu dhe z. Ismet Shalaj.
Kryetari Feim Gashi dhe delegatët Bekim Haxhiu dhe Ismet Shalaj gjatë tre ditëve të punimeve takuan dhe bashkëbiseduan me z. Michel Landry Kryetar i WCPT, znj. Esther-Mary D'Arcy kryetare e ER-WCPT dhe kolegët nga vendet tjera me të cilët pritet të vendosen ura të bashkëpunimit për të shkëmbyer eksperiencat në dobi të zhvillimit të fizioterapisë.
Me këtë rast kryetari Gashi i ka bërë ftesë kryetarit të WCPT z. Michel Landry për të vizituar Kosovën dhe mori premtimin e tij që në një të ardhme të afërt do të na nderoj me praninë e tij në Kosovë.