← Kthehu te lajmet

Deputetët e Komisionit për Shëndetësi vizituan Odën e Fizioterapeutëve të Kosovës

Prishtinë, 20.05.2024

Grupi Punues për monitorimin e zbatimit të Ligjit 04/L-150 për Odat e Profesionistëve Shëndetësor të formuar nga Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kanë vizituar sot Odën e Fizioterapeutëve të Kosovës (OFTK)

Grupi Punues për zbatimin e ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë me kryetar Bekim Haxhiun, dhe anëtarët Fatmire Kollçaku kryetare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Burim Meta, Haxhi Avdyli, njëkohësisht anëtarë të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës janë mirëpritur nga Kryetari i OFTK-së z. Feim Gashi së bashku me zëvendës Kryetarët znj. Arbnora Ibrahimaj Gashi dhe z. Visar Bllaca.

Anëtarët e Komisionit theksuan njëzëri se gjithnjë janë të gatshëm për bashkëpunim për arritjen e promovimit të profesionit të fizioterapisë në Republikën e Kosovës.

Kryetari i OFTK-së z. Feim Gashi informoi anëtarët e Grupit Punues për ecurinë e punës së OFTK-së duke filluar nga eliminimi i barrës administrative ndaj anëtarëve të saj përmes së cilës iu është mundësuar anëtarëve të tyre qasjen direkte ONLINE për kryerjen e shërbimeve në OFTK, lehtësimet e parapara për anëtarë për arritjen dhe kryerjen e shërbimeve në OFTK, e deri tek përcjellja dhe mbikqyrja e zbatueshmërisë së Kodit Etik dhe Deontoligjisë së Fizioterapeutëve në OFTK nga anëtarët e saj.

Në takim u shtjelluan edhe çështjet të cilat paraqiten si sfidë e madhe mirëpo që gjithnjë e më shumë po punohet për t'u arritur nga OFTK si: Arritja e hartimit dhe miratimit të Ligjit për përcaktimin e detyrave, obligimeve të Profesionistëve Shëndetësor, Ligji për Fizioterapeutë, Aplikimet në Specializim/Profilizimi i Kuadrove në Fushën e Fizioterapisë, dhe përfshirja e fizioterapisë dhe punësimi i fizioterapeutëve në kujdesin parësorë shëndetësor.

Anëtarët e Grupit punues me mirëkuptim të plotë ndaj shqetësimeve të OFTK-së dhe duke uruar sinqerisht për arritjet e deritanishme theksuan rolin dhe rëndësinë e fizioterapisë në shërbime shëndetësore andaj edhe shprehen qëndrimin e tyre për avancimin e funksionit dhe veprimtarisë profesionale të fizioterapeutëve në Institucionet Shëndetësore Publike.

Foto 2