← Kthehu te lajmet

Reagim nga OFTK për aktivitetet që nuk janë të akredituara në OFTK

Prishtinë, 30.04.2024

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës për të ju siguruar dhe për të qenë e qartë dhe transparente me anëtarët e saj, ju tërheq vërejtjen në lidhje me aktivitetet, trajnimet, ligjeratat, workshopet etj, të cilat nuk janë të akredituara në OFTK dhe ndërlidhen me fushën e fizioterapisë, nuk njihen nga OFTK andaj edhe pjesëmarrja në aktivitetet e tilla nuk mund të ju shërbejnë për rilicencim.

OFTK në mbështetje të Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësor, Statutit të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës dhe Rregullores për Edukim të Vazhdueshëm Profesional të OFTK-së, në momentin e marrjes së informatës për organizimin dhe mbajtjen e aktiviteteve të tilla do të informojmë organet kompetente!

Me respekt
Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës!