Të nderuar anetarë të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës.
Ju njoftojme se me datë: 17.05.2024 fillon KOMC shkolla e dyte, ultratingulli i sistemit osteomuskular në bashkëpunim me OFTK-në.
Për të gjithë te interesuarit për pjesëmarrje, ju lutem të kontaktoni në adresen elektronike të përshkruar mëposhtë!
Me respekt,
Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës
KOSOVA ORGANISATION FOR MEDICAL COOPERATION - KOMC
Dituri, përvojë, profesionalizëm dhe mundësi.
Kosova Organization for Medical Cooperation - KOMC (në kuadër të Human Health Hygiene - 3H) në bashkëpunim me Odën e Fizioterapeutëve të Kosovës OFTK, e cila me vendimin nr. 78/2020 ka akredituar KOMC shkollat e ultratingullit të sistemit osteomuskular për fizioterapeutë dhe për profesionistë të tjerë shëndetësorë.
Ultratingulli i sistemit osteomuskular - KOMC shkolla e dytë
KOMC shkolla mbahet me datat 17.05 deri 07.06.2024
Vendi i mbajtjes: Kursi mbahet në hapësirat e Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës, Prishtinë.
Aftësimi praktik do të kryhet me aparatet më moderne të kompanisë Philips.
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar dhe regjistrimi bëhet pas kryerjes së pagesës.
Pagesa e pjesëmarrjes për profesionistët shëndetësorë është 1800 euro.
Pagesa për anëtarët e OFTK-së është në vlerë prej 800 euro.
Pagesa bëhet në llogarinë e Human Health Hygiene 3H Prishtinë, në llogarinë në bankën BPB me numrin: 1300001002376845.
Pjesëmarrësit e KOMC shkollës së ultratingullit të sistemit osteomuskular të cilët me sukses do të kalojnë testin përfundimtar do të marrin certifikatat me 35 pikë për pjesëmarrje aktive dhe 30 pikë në kuadër të EVP-së.
Për çdo informatë shtesë na kontaktoni në adresën elektronike: komc_uz@yahoo.com. Për më shumë vizitoni www.3H-KS.com
Me nderime,
Mr.Sc.Dr. Bujar Gjikolli
Udhëheqës i KOMC shkollës së ultratingullit