Të nderuar anëtarë të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës dhe Profesionist të tjerë Shëndetësorë!
Ju njoftojmë se Ligjerata Online me temën ‘Rëndësia e Imazherisë Diagnostike në Fizioterapi’’ e organizuar nga Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës, fillon nesër me datë: 20.04.2024 ora: 10:00 (Regjistrimi i pjesëmarrësve fillon nga ora 09:45), përmes ZOOM Meeting.
Sipas datës dhe orës së sipërpërmendur, për të ndjekur Ligjëratën Online ju lutem të klikoni në linkun i cili është dërguar në emailat e juaja personale!
VËMENDJE: Anëtari/ja i/e cili/a ka përfunduar procedurat e regjistrimit dhe pagesës për Ligjeratë Online mirëpo ende nuk ka pranuar linkun për qasje të Ligjeratës të nesërme, ju lutem të na kontaktoni në:
Nr.tel: 045460551 (Viber: +38345460551)
Email: info@oftk-ks.org.
VËREJTJE: Pajisja me Certifikatë pjesëmarrëse realizohet vetëm ndaj pjesëmarrësve të cilët ndjekin Ligjeratën deri në përfundim të saj.
Më poshtë gjeni Agjendën e Ligjeratës.
Me respekt,
Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës – OFTK.
Agjenda e Ligjëratës Online të organizuar nga Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës
“Rëndësia e Imazherisë Diagnostike në Fizioterapi”
Data: 20.04.2024
Ora: 10:00
Mbajtja e Ligjëratës përmes Platformës Online: ZOOM Meeting.
09:45 - 10:00 Regjistrimi i pjesëmarrësve.
10:00 - 10:05 Hapja dhe prezantimi i ligjëruesve nga Kryetari i KEVP/OFTK – Prof. Dr. Zheralldin Durguti PT.
10:05 - 11:00 Ligjërues: Dr. Bujar Gjikolli – Radiolog.
11:00 - 11:10 Pyetje dhe komente.
11:10 - 12:10 Ligjëruese: Dr. Edona Sopaj Azemi – Radiologe.
12:10 - 12:20 Pyetje dhe komente.
12:20 - 12:30 Mbyllja e ligjëratës.