← Kthehu te lajmet

Lirim i përkohshëm nga pagesa për provimin e ri-licencimit në OFTK

Kuvendi i Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës ka marr vendim për lirimin e përkohshëm të anëtarëve nga obligimi për pagesë për provim të Ri-licencimit ndaj anëtarëve të cilët posedojnë licencë pune të skaduar para datës 01.01.2021.

Ftojmë të gjithë anëtarët të cilët posedojnë Licencë pune jo valide të OFTK-së sipas afatit të lartëshënuar të aplikojnë për ri-licencim në OFTK brenda afatit 15.02.2024 – 15.03.2024.

VËMENDJE: Lirimi nga pagesa e provimit të ri-licencimit nuk aplikohet ndaj aplikuesve të cilët iniciojnë procedurat e ri-licencimit në OFTK pas datës 15.03.2024.

Bashkëlidhur në njoftim e gjeni vendimin nga Kuvendi i OFTK-së.

Me respekt,
Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës!

📄 Vendimi i Kuvendit të OFTK-së, 15.02.2024