Kryetari i OFTK-së z. Feim Gashi së bashku me nënkryetarin z. Visar Bllaca më datë 07.11.2023, ju përgjigjen ftesës të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Z. Gashi prezantoi punën, sidat dhe të arriturat e OFTK-së ndër vite dhe po ashtu ngritën shqetësimet e komunitetit me theks të veçantë në çështjet e mëposhtme:
- Specializimet në fushën e Fizioterapisë
- Kërkesë për plotësim-ndryshimin e Ligjit të Odave të Profesionistëve Shëndetësor
- Inkuadrimi i Fizioterapeutëve në nivelin parësor shëndetësor
- Ligji për të drejtat dhe përgjegjësit e fizioterapeutëve
Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale u zotuan se do të kenë parasysh të gjitha shqetësimet e ngritura nga OFTK në mënyrë që në të ardhmen sa më të afërt të evitohen të gjitha problemet të paraqitura ndaj profesionit dhe Profesionistëve Shëndetësor të Fizioterapisë.
Kryetari i OFTK-së z.Feim Gashi sqaroi se OFTK ka qenë dhe gjithnjë do të jetë e hapur për bashkëpunim me institucionet relevante ku qellim dhe synim kryesor do të jetë gjithnjë promovimi dhe avancimi i fizioterapisë dhe Fizioterapeutëve në territorin e Republikës së Kosovës.