Të nderuar anëtarë të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës dhe profesionistë të tjerë shëndetësorë!
Ju njoftojmë së Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës me datë 21.10.2023 do të organizojë Ligjëratë Online me temë: “Roli i Fizioterapisë në parandalimin dhe promovimin shëndetësor” të akredituar nga Komisioni për Edukim të Vazhdueshëm Profesional i OFTK-së.
Aktiviteti është akredituar me pikë kredituese prej:
7 pikë për pjesëmarrësit aktiv dhe
5 pikë për pjesëmarrësit pasiv
Së shpejti do të ju njoftojmë në lidhje me procedurat e regjistrimit për pjesëmarrje dhe për agjendën.
Me respekt,
OFTK