Pas suksesit të madh të KOMC shkollës së parë të ultratingullit të sistemit osteomuskular, me 1 korrik fillojmë me KOMC shkollën e dytë të sistemit osteomuskular.
KOSOVA ORGANISATION FOR MEDICAL COOPERATION - KOMC
Dituri, përvojë, profesionalizëm dhe mundësi.
Kosova Organization for Medical Cooperation - KOMC (pjesë e Human Health Hygiene - 3H) në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës „Hasan Prishtina” dhe Odën e Fizioterapeutëve të Kosovës OFTK, e cila me vendimin nr. 78/2020 ka akredituar KOMC shkollat e ultratingullit të sistemit osteomuskular për fizioterapeutë dhe për profesionistë të tjerë shëndetësorë, në kohëzgjatje prej një muaji.
Ultratingulli i sistemit osteomuskular - KOMC shkolla e dytë
Fillimi i shkollës më datat 01 - 22.07.2023
Vendi i mbajtjes: Kursi mbahet në hapësirat e Fakultetit të Mjekësisë, Instituti B - Departamenti i Fizioterapisë, kati i dytë.
Ligjëruesit do të jenë: Prof. Dr. Jeton Shatri, Dr. Lavdim Ymeri, Dr. Flamur Mushica, Dr. Murat Murati, Admir Sullovari dhe Dr. Bujar Gjikolli.
Aftësimi praktik do të kryhet me aparatet më moderne Philips.
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar dhe regjistrimi bëhet pas kryerjes së pagesës.
Pagesa e pjesëmarrjes për profesionistët shëndetësorë është 1200 euro.
Pagesa për anëtarët e OFTK-së është në vlerë prej 800 euro.
Pagesa bëhet në llogarinë e Human Health Hygiene 3H Prishtinë, në llogarinë në bankën BPB me numrin: 1300001002376845.
Pjesëmarrësit e KOMC shkollës së ultratingullit të sistemit osteomuskular të cilët me sukses do të kalojnë testin përfundimtar do të marrin pikë në kuadër të EVP-së.
Për çdo informatë shtesë na kontaktoni në adresën elektronike: komc_uz@yahoo.com. Për më shumë vizitoni www.komc.org
Me nderime,
Mr.Sc.Dr. Bujar Gjikolli
Udhëheqës i KOMC shkollës së ultratingullit