← Kthehu te lajmet

KOMC shkollat rifillojnë!

Me KOMC shkollën e sistemit osteomuskular për të gjithë të interesuarit në bashkëpunim.

Me respekt,
Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës – OFTK


KOSOVA ORGANISATION FOR MEDICAL COOPERATION - KOMC
Dituri, përvojë, profesionalizëm dhe mundësi.

Kosova Organization for Medical Cooperation - KOMC (pjesë e Human Health Hygiene - 3H) në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës „Hasan Prishtina” dhe Odën e Fizioterapeutëve të Kosovës OFTK, e cila me vendimin nr. 78/2020 ka akredituar KOMC shkollat e ultratingullit të sistemit osteomuskular për fizioterapeutë dhe për profesionistë të tjerë shëndetësorë, në kohëzgjatje prej një muaji.

Ultratingulli i sistemit osteomuskular - KOMC shkolla
Fillimi i shkollës më datat 08.04 - 03.05.2023
Vendi i mbajtjes: Kursi mbahet në hapësirat e Fakultetit të Mjekësisë, Instituti B - Departamenti i Fizioterapisë, kati i dytë, Prishtinë.

Ligjëruesit do të jenë: Prof. Dr. Maksim Çela, Dr. Lavdim Ymeri, Dr. Ilir Bejta, Dr. Murat Murati, Dr. Admir Sulovari dhe Dr. Bujar Gjikolli.

Aftësimi praktik do të kryhet me aparatet më moderne “Philips”.

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar dhe regjistrimi bëhet pas kryerjes së pagesës.
Pagesa e pjesëmarrjes për profesionistët shëndetësorë është 1200 euro.
Pagesa për anëtarët e OFTK-së dhe të personelit akademik të FM është në vlerë prej 800 euro.

Pagesa bëhet në llogarinë e Human Health Hygiene 3H Prishtinë, në llogarinë në bankën BPB me numrin: 1300001002376845.

Pjesëmarrësit e KOMC shkollës së ultratingullit të sistemit osteomuskular në fund të shkollës do t’i nënshtrohen testit përfundimtar dhe do të pajisen me certifikata. KOMC shkolla e ultratingullit të sistemit osteomuskular është e akredituar nga KEVP në OFTK.

Për çdo informatë shtesë na kontaktoni në adresën elektronike: komc_uz@yahoo.com. Për më shumë vizitoni www.3H-KS.com

Me nderime,
Mr.Sc.Dr. Bujar Gjikolli
Udhëheqës i KOMC shkollës së ultratingullit