Më datë 29.03.2023, u realizua takimi ndërmjet kryetarëve të Odave të Profesionistëve Shëndetësor me z.Përparim Rama, kryetarin i Komunës së Prishtinës dhe Dr.Izet Sadiku, drejtori i Sektorit të Shëndetësisë në kuadër të Komunës së Prishtinës.
Në këtë takim u nënshkrua kontrata për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme për Odat e Profesionistëve Shëndetësor, ku u theksua se do të fillohet sa më shpejtë realizimi i këtij projekti.
Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës (OFTK), falënderon kryetarin e Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama dhe Drejtorin e Sektorit të Shëndetësisë në kuadër të Komunës së Prishtinës, Dr.Izet Sadiku për kontributin dhe angazhimin e dhënë.
Me respekt,
Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës – OFTK