← Kthehu te lajmet

Një lajm i mirë për Odat e Profesionistëve Shëndetësor

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës, mirëpret vendimin e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku në mbledhjen e datës 28.12.2022, pas procedurave të zgjatura prej 3 vjetësh, ka ndarë parcelën për ndërtimin e ndërtesës së Odave të Profesionistëve Shëndetësor.

OFTK me këtë rast falënderon të gjithë përfaqësuesit e partive politike në asamblenë komunale të Prishtinës, kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, Dr. Izet Sadiku, drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës dhe të gjithë drejtorët e akterët tjerë që kanë dhënë kontribut në këtë dejtim, pasi Odat e Profesionistëve Shëndetësor do të kenë hapësirën e nevojshme për punë në të ardhmen. Po ashtu falënderojmë Qeverinë e Dukatës së Luxemburgut dhe Agjencinë për zhvillim LUX Dev për mbështetjen financiare të këtij projekti.

OFTK ju uron festat e fundvitit!