Të nderuar anëtarë të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës, ju njoftojmë që Gazeta Shneta nga muaji shtator ka krijuar një rubrikë të re e cila është e dedikuar profesionit të fizioterapisë dhe Fizioterapeutëve.
Në këtë rubrikë ju mund të kontribuoni me artikuj profesional dhe këshilla për qytetarët lidhur me fizioterapinë.
Qëllimi i kësaj rubrike nga Gazeta Shneta është publikimi i arritjeve profesionale të Fizioterapeutëve, si dhe ndërgjegjësimi dhe vetëdijesimi i qytetarëve në lidhej me fizioterapinë.
Kriteret për të pranuar një artikull janë këto :
Të mos jetë i gjatë më shumë se 1 mijë fjalë
Të jetë artikull për çështje profesionale ose edukative
Të mos ketë përmbajtje promovuese për shërbimet e institucioneve private.
Për me shume ju lutem vizitoni faqen e gazetës www.gazetashneta.com apo kontaktoni në 048/701-781
Me respekt,
OFTK