Të nderuar anëtarë të OFTK-së.
Ju njoftojmë që me datë 25.11.2022 nga ora 9:00- 12:30, do të mbahet Tryeza e Rrumbullakët me temën:
"Roli i Fizioterapisë në Kujdesin Primar Shëndetësorë"
Të ftuar do të jenë:
Presidentja e Fizioterapisë Botërore për rajonin e Evropës - Esther Mary D’Arcy.
Përfaqësues të lartë nga Ministria e Shëndetësisë, Institucionet e Arsimit të Lartë, Odat e Profesionistëve Shëndetësorë nga rajoni dhe më gjerë, si dhe përfaqësues nga Odat tjera të Profesionistëve Shëndetësorë në Kosovë.
Ftohen të gjithë anëtarët e OFTK-së që të regjistrohen në Web faqen e OFTK-së për të qenë pjesë e kësaj tryeze nëpërmjet platformës online zoom.
Pas regjistrimit ne do ju dërgojmë linkun për kyçje në emalin tuaj.
Regjistrimi dhe pjesëmarrja është pa pagesë.
Ky event është i akredituar nga KEVP me 8 pikë kredituese për pjesëmarrësit aktiv dhe 5 pikë për pjesëmarrësit pasiv.
Për të gjitha informatat tjera do të njoftoheni me kohë.
Ju lutemi vizitoni Web-faqen e OFTK-së për Regjistrim!