← Kthehu te lajmet

Oda e Fizioterapeutëve ua uron të gjithë fizioterapeutëve Ditën Botërore të Fizioterapisë

Sot më 08.09.2022 të gjithë kolegët tanë Fizioterapeut festojnë Ditën Botërore të Fizioterapisë, datë e cila është caktuar si rrjedhoje e themelimit të Fizioterapisë më 08.09.1951, ndërkaq më 08.09.1996 u caktua si Dita Botërore e Fizioterapisë, ku qëllim kryesor ka, të jetë zëri i vetëm dhe i përbashkët për të gjithë fizioterapeutët anë e mbanë botës.

Kjo datë simbolizon unitetin dhe harmoninë e komunitetit të Fizioterapeutëve, është datë që jep mundësinë të njihet puna e Fizioterapeutëve për pacientët e tyre.

Organizata Botërorë e Fizioterapisë për çdo vit vendos fokusin e saj në lidhje me çështjet që duhet të diskutohen sa i përket Fizioterapisë. Andaj edhe këtë vit, në Ditën Botërore të Fizioterapisë 2022 fokusi dhe e gjithë vëmendja u drejtua te roli i fizioterapisë te parandalimi i osteoartritit. Inkurajojmë të gjithë koleget tanë që të kenë parasysh dhe t’i kushtojnë rëndësi punës dhe informimit të pacientëve të tyre në lidhje me rolin dhe rëndësinë e Fizioterapisë në parandalimin e osteoartritit.

Duke pas parasysh punën e palodhshme të Fizioterapeutëve tanë, Oda e Fizioterapeutëve shpreh urime dhe falënderime ndaj kësaj pune e cila dita e ditës po tregon suksesin e saj.

Me Respekt,
Kryetari i Odës së Fizioterapeutëve,
Ass MSci Feim Gashi PT