← Kthehu te lajmet

KEVP akrediton Konferencën “Diabeti mellit, shputa diabetike dhe komplikimet tjera”

Të nderuar anëtarë të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës,

Ju njoftojmë që Komisioni për Edukim të Vazhdueshëm Profesional në mbledhjen e mbajtur me datë 03.12.2021, ka aprovuar kërkesën për akreditim të programit nga Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”.

Për tu regjistruar për pjesëmarrje pasive në Konferencën me pjesëmarrje ndërkombëtare me temën: “Diabeti mellit, shputa diabetike dhe komplikimet tjera”, që do të mbahet më 10.12.2021, ora 9:00, pjesëmarrja online do të jete pa pagese për të gjithë anëtaret e OFTK-së.

Linku për regjistrim : https://forms.gle/1Cc14tLXqcWVQ7jJ9

Ky aktivitet është akredituar me 13 pikë për pjesëmarrësit aktiv dhe 10 pikë për pjesëmarrësit pasiv nga Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës.

Me respekt OFTK

Linku: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdqItvve-DRiE5ywNKQORIcqcUx663J6E8_7dW9eyupUX-hWw/closedform