Më datë 17.03.2021, Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt të Kuvendit. Kjo mbledhje ishte më e veçantë nga të tjerat sepse kryetari i OFTK-së, Feim Gashi, me miratim të Kuvendit bëri ndarjen e mirënjohjeve për anëtarët të cilët nga Kuvendi janë shpallur anëtar nderi, në shenjë falënderimi për kontributin e tyre jetësor gjatë karrierës së tyre dhe për institucionet shëndetësore që kanë kontribuar ndër vite.
Anëtar nderi janë shpallur Prof. Dr. Bekim Haxhiu, znj. Zumreta Durguti, z. Safet Pinduku, z. Ekrem Kullashi, z. Adem Brahimaj.
Po ashtu Mirënjohje u ndan për Prof.Dr. Hajrije Hundozi Hyseni, për kontributin e veçantë të dhënë ndër vite, për zhvillimin dhe ngritjen në aspektin profesional dhe akademik të Fizioterapisë në Kosovë.
Kryetari i OFTK-së, z. Feim Gashi, fillimisht falënderoi dy bashkëpunëtorët e tij të ngushtë nënkryetarët e OFTK-së, Ass.PhD Arbnore Ibrahimaj-Gashi, Ass.Visar Bllaca, anëtarët e Kuvendit, kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të përhershme të OFTK-së, për kontributin e vazhdueshëm në ngritjen dhe zhvillimin e Odës.
Një falënderim i veçantë nga kryetari i Odës ishte për të deleguarit e MSh-së në organet e Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës, Prof. Dr Milazim Gjocaj, Dr. Shqipe Ukelli, znj. Kadrije Sherifi dhe z. Mentor Bislimi, që në çdo mbledhje na nderojnë me prezencën dhe kontributin e tyre në Odë.
Po ashtu falënderojmë edhe mysafirët e nderit nga katedra e Fizioterapisë në Fakultetin e Mjekësisë dhe Klinika e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim dhe Sport, Prof. Dr Merita Qorolli, Ass. PhD Shkurta Rrecaj Mala, Ass Fejzulla Ahmeti, që na nderuan me prezencën e tyre në Kuvend dhe gjatë ceremonisë së ndarjes së mirënjohjeve.
Me respekt
OFTK