Ndahet nga jeta fizioterapeuti Adem Brahimaj

Sot kemi pranuar lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të kolegut tonë z. Adem Brahimaj, në emër të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të së ndjerit dhe të gjithë kolegëve me rastin e vdekjes të njërit nga fizioterapeutet e gjeneratës së parë të fizioterapisë.

Ne si OFTK Ademin do të kujtojmë si një punëtor të zellshëm me virtyte të larta njërzore dhe profesionale.

Sinqerisht,
Feim Gashi
Kryetar i OFTK-së