Zyrtarët e OFTK-së takojnë Ministrin e Shëndetësisë z.Latifi

Në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë, kryetari i Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës, Feim Gashi, me bashkëpunëtorë ka takuar ministrin Prof. Dr. Rifat Latifi, me të cilin kanë diskutuar për punën dhe sfidat që po i përcjellin në këtë kohë.

Kryetari i OFTK-së Gashi e ka njoftuar në detaje ministrin për situatën e Fizioterapeutëve në tërë territorin e Kosovës dhe për sfidat me të cilat ata ballafaqohen çdo ditë  dhe njëkohësisht falënderuan ministrin për pritjen.

Disa ndër pikat më konkrete që zyrtarët e OFTK-së diskutuan në takim me ministrin Rifat Latifi, ishte çështja e specializimeve për këtë kategori dhe përfshirja e Fizioterapisë në nivelin primar shëndetësor.

Zyrtarët e OFTK-së mbesin me shpresë se kërkesat e tyre do të shqyrtohen dhe do të marrin përgjigje pozitive nga ministri Latifi.